Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i kërkon ZRRE-së sqarim për tarifat e reja të rrymës

Anëtarët e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik të martën aprovuan raportin vjetor për vitin 2016 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Ata me këtë rast kërkuan të dinë ndikimet e tarifave të reja te konsumatorët, çështjen e importit dhe eksportit të energjisë që ka dallim të madh të çmimit të eksportit që është shumë më i vogël se ai i importit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE-së, Krenar Bujupi është përgjigjur pyetjes së deputetit Blerim Grainca për ndikimin e të hyrave nga tarifat e reja. Ai ka thënë se me tarifat e reja, i licencuari inkason rreth 200 mijë euro më pak të hyra se sa vitin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se kur llogariten kilovatët e shpenzuar gjatë vitit të kaluar, del se korporata ka mbledhur 126 milionë e 820 mijë euro, ndërsa me tarifat e reja, sipas tij, “dalin 126 milionë e 587 mijë euro”.

të thotë, janë rreth 200 mijë më pak se sa vitin e kaluar. I licencuari merr më pak të hyra se sa vitin e kaluar për të njëjtën sasi”, ka thënë Bujupi, raporton KP.

Anëtari i Komisionit, Enver Hoti, ka kërkuar të dijë pse çmimet e eksportit të energjisë janë më të ultë se ato të importit.

“Ju e keni paraqitur një aktivitet bukur të ngjeshur të këtij raporti. Po më bie në sy një çmim. Energjia elektrike e importuar me kontratë komerciale gjatë vitit 2016 është bërë për 47 euro e 62 centë për megavat. Ndërsa eksporti është bërë me një çmim shumë më të ulët për 29 euro e diçka. Do të thotë diferenca është për 18 euro. Ju e keni përshkruar aktivitetin, por nuk keni paraqitur ndonjë arsye pse ka ndodhur kjo”, tha Hoti.

Bujupi, ushtrues i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE-së, u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për tarifat e reja, eksportin dhe importin e energjisë.

“Pikërisht, raporti i eksportit me atë të importit është 7 me 3 sepse ne kemi shumë teprica gjatë natës, ndërsa kemi mungesa gjatë ditës. Duke pasur parasysh që ne po e shesim eksportin kaq lirë, ne më shumë e kemi pasur dëshirë që me ia dhënë konsumatorit mundësinë për të kursyer faturën e vet se sa për të dërguar këtë eksport dika tjetër. Eksporti gjatë natës në çdo vend është i lirë”, ka thënë Bujupi.

kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka kërkuar që të bëhet faturimi e energjisë së shpenzuar në gjithë Kosovën, pa dallime etnie apo të tjera.

“Mbetet çështje serioze çështja e humbjeve komerciale dhe çështja e faturimit dhe inkasimin të energjisë në të gjitha rajonet, tek të gjithë konsumatorët, pa dallim të përkatësive rajonale apo përkatësive të tjera. Duhet të faturohet rryma edhe duhet të inkasohet rryma. Institucionet duhet ta keni përgjegjësinë që këtë ta realizojnë. Për arsye se qytetarët nuk mund ta bartin këtë inefiçiencë të institucionit apo probleme që janë të natyrës politike. Duhet të zgjidhen këto”, tha Mustafa.

Po ashtu, Bujupi është pyetur për pozitën e tij, i cili që nga shtatori është ushtrues i detyrës pasi në ZRRE nuk ka kryetar të Bordit. Bujupi tha se më 15 maj të këtij viti i skadon mandati.