Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni për Siguri miraton Projektligjin për Policinë Ushtarake

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes gjatë takimit të sotëm ka shqyrtuar Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit Bekë Berisha propozojë projektligjet në fjalë për miratim.

Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit u miratuan me shumicën e votimit në mbledhjen e parë./EO/