Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni për Shëndetësi miraton në parim Projektligjin për çmimin e barnave

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka miratuar në parim Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.

Edhe pse e kanë votuar në mënyrë unanime, disa nga deputetët kanë pasur disa kritika për Projektligjin.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, u shpreh se përmes këtij Projektligji përcaktohet nivelizimi i çmimit të barnave në treg.

Ajo tha se nga ky Projektligj përfituesit më të mëdhenj do të jetë pacientët.

“Me këtë projektligj përcaktohet që kostoja e barnave në tregun tonë privat të jetë e krahasueshme me vendet e rajoni. Po ashtu, politika e propozuar përcakton nivelizimin e çmimit të barnave në tregun privat dhe përcaktimin e çmimeve maksimale për blerje apo rimbursim nga institucionet publike”, theksoi ajo.

Edhe Projektligji për çmimin e produkteve mjekësore ndan deputetët e pushtetit Arbëri Projektligji për çmimin e produkteve mjekësore ndan deputetët e pushtetit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se Projektligji i favorizon oligarkët e tregut farmaceutik.

Ai se me këtë Projektligj rrezikon të rritet informaliteti dhe të mungojnë barnat me çmimet e shtrenjta.

“Ky që është sjell nga Ministria e Shëndetësisë është shumë më i dobët sesa Projektligji, të cilin e kemi dorëzuar, ky e rregullon deri në një masë çmimin e barnave dhe nivelizmin e tyre se si parashihet, por i favorizon oligarkët e tregut farmaceutik duke iu dhënë atyre mundësinë që profitet të jenë deri në 70%, ndërsa ata me pakicë e kanë kufizimin e përfitimit maksimum 25%”, tha Haxhiu.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, u shpreh se ky Projektligj është i përpunuar mirë.

Ai tha se deklarata e deputetit Haxhiu se ky ligj i favorizon oligarkët është i pavërtetë.

“Mendoj se nuk është e vërtetë, sepse në fakt kalkulimin e çmimit e bënë neni 9, neni 9 pika 10 e nënti 9 thotë që pjesë përbërë e çmimit me shumicë është vlera e marzhës së qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet tjera varëse në jo më shumë se 7.5%...neni 10 fletë për përcaktimin e çmimit të barnave gjenerik dhe origjinal i cili në raport me barin origjinal mund të ketë 70% të çmimit, por jo përcaktimi i çmimit për secilin bar”, tha ai.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj theksoi se Projektligji në fjalë ka ardhur në Kuvend me vonesë, por që, sipas tij, ai duhet të bëhet i implementueshëm.

Ai theksoi brengën se në këtë propozim nuk është paraparë rimburisimi. Dreshaj tha se nuk është marrë parasysh asnjë rekomandim.

Edhe Me Ligjin e barnave, kompanitë detyrohen t’ua shesin produktet spitaleve me çmime si në rajon Arbëri Me Ligjin e barnave, kompanitë detyrohen t’ua shesin produktet spitaleve me çmime si në rajon

E deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta u shpreh se ka dilema për nenin 10 se ai përcakton marzhën e fitimit te shitësit me pakicë, por jo edhe tek ata me shumicë.

Projektligji për çmimin e produkteve medicinale në fillim të këtij muaji është miratuar nga Qeveria dhe është përcjellë në Kuvend. / KP