Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka votuar Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Më pas mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura, shkruan tv publik i Kosovës.
Pasdite, kryesia e Kuvendit do të bëjë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Artikuj të ngjashëm