Megjithëse punën për emërtimin e rrugëve komisioni e ka kryer vitin e kaluar, pagesën e premtuar para dy vjetëve, shtatë anëtarët e komisionit ende nuk e kanë marrë. Komisioni i përbërë fillimisht nga nëntë anëtarë kishte nisur punën në vitin 2014 dhe ishte pritur që do të përfundonte punën brenda pak muajve.
Por për shkak se lista e parë me emërtime ishte kthyer prapa pas vlerësimit nga organet qendrore me vërejtjet dhe kërkesat për përmirësimin e gabimeve të bëra, procesi i emërtimit të rrugëve zgjati pastaj deri në gusht të vitit 2018, kur edhe u miratua nga Kuvendi Komunal lista përfundimtare e plotësuar dhe e përmirësuar, shkruan sot Koha Ditore.
Për punën e kryer më tepër sesa që ishte planifikuar në kohë, para dy vjetëve ishte vendosur nga Kuvendi që të paguheshin anëtarët aktivë të komisionit me nga vetëm 200 euro, të cilat ende nuk u janë dhënë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)