Komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport ka mbledhur nënshkrimet për të kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Paga.
Në kërkesën që ia ka përcjellë kryesisë së Kuvendit, Komisioni ka kërkuar që të ngritën koeficientët e mësimdhënësve fillor, psikologëve, pedagogëve dhe të barazohen me koeficientët e mësimdhënësve nga klasa e 6-ë deri në të 9-ën.
Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi, ka thënë se nënshkrimet shkojnë bashkë me kërkesë në kryesi të Kuvendit e më pas dërgohen në Qeveri, raporton Koha Ditore.
"E jona është që ta nënshkruajmë këtë kërkesë. Nuk besoj se do të vonohet, Kryesia mundet javën tjetër të ia dërgojë Qeverisë", ka theksuar ai.
Ai ka sqaruar se Komisioni ka marrë një peticion nga një grup mësimdhënësish të cilët janë ankuar se ju është bërë e padrejtë në Ligjin për Paga.
-
Mësimdhënësit e klasave 1-5 kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Paga
-
Mësimdhënësit me peticion kërkojnë kthimin në rilexim të Ligjit për paga
-
AAK-ja kërkon rritje të koeficientit të pagave dhe paralajmëron ligj të ri
-
Sindikalistët e arsimit kërkojnë rritje të koeficienteve për mësimdhënësit
-
Kolegjiumi për Arsim i kërkon Qeverisë miratimin e Ligjit për Paga