Komisioni për Punë të Jashtme nuk e ka miratuar platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë. Vetëm tri vota ishin për derisa 6 ishin kundër.
Kjo platformë do t’i shkojë seancës plenare me rekomandimin e Komisionit që të mos miratohet me përmbajtjen aktuale.
Në shqyrtimin e kësaj platforme deputetët e opozitës kritikuan ashpër atë duke thënë se ajo është shumë e dobët, shkruan KP.
Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dukagjin Gorani, tha se edhe ky dokument është përgjithësues sikurse dokumentet tjera të Qeverisë.
Gorani ka kundërshtuar sidomos pikën 6 sipas të cilit e sjellë Kuvendin para aktit të kryer, meqë thotë se “Kuvendi konfirmon që presidenti është i autorizuar të udhëheq dialogun”.
Ndërsa deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, e quajti përfshirëse platformën e Qeverisë. Ajo theksoi se spektri politik duhet të jetë unik në këtë temë të rëndësishme.
Edhe
Platforma për Dialogun s’merr votat e Komisionit për Punë të Jashtme
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, tha se kjo platformë nuk e qartëson dhe nuk i jep seriozitet çështjes së dialogut.
Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku tha se i vjen turp që Qeveria e ka sjellë një dokument të tillë për një proces si dialogu.
Sipas saj, LDK e ka potencuar që ky dokument ka tepër mangësi dhe vërejtjet e veta do t’i jap me anë amendamenteve në seancën plenare gjatë diskutimit.