Komisioni komunal i themeluar me iniciativë të subjekteve opozitare nuk i ka përmbushur detyrat e që është vlerësimi i proceseve në fushën e ndërtimit dhe atë të mjedisit në Komunën e Gjilanit për periudhën 2014 -2018.
Komisioni është treguar pasiv, ngase ka zhvilluar vetëm një mbledhje në qershor të këtij viti. Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur akuza në drejtim të kryesueses së komisionit, Shahadije Rexhepi se është duke minuar funksionalizimin e komisionit, ngase ka një afërsi me pushtetin lokal dhe që nuk dëshiron që të ketë vlerësim të gjendjes në këtë komunë.
Kurse subjektet e tjera kritikojnë pasivitetin e kryesueses së komisionit, duke theksuar se tashmë problemi i krijuar do të shtrohet për zgjidhje në Kuvendin Komunal.
Por këto akuza i mohon kryesuesja e komisionit, Shahadije Rexhepi. Ajo, deklaron se vonesat e shkaktuara janë pasojë e mosdefinimit të rolit të komisionit, duke shpresuar se Kuvendi Komunal, do të bëjë plotësimet e nevojshme. Ajo thotë se duhet të definohet edhe pagesa për anëtarët e komisionit./F.Azemi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tensione në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shtyrje mes drejtorit të VV-së dhe asamblistit të PDK-së
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
PDK dhe LDK kritikojnë qeverisjen në Gjilan, Hyseni thotë se shumica e premtimeve janë realizuar
-
Opozita e pushteti në Gjilan thonë se janë dakorduar ta votojnë buxhetin
-
Dështon sërish seanca për miratimin e buxhetit të Gjilanit