Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni i Venecias i thotë po vettingut – pjesërisht

Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, pjesërisht, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë.

Ky Komision, në opinionet parafinale, e që i ka parë KOHA, ka rekomanduar ndryshime legjislative që do të përmirësonin sistemin aktual të verifikimit të zyrtarëve në drejtësi, në veçanti për deklarimin e pasurisë dhe forcimin e njësive të vettingut brenda Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Ndërsa, vetting, me ndryshime kushtetuese, ka thënë se mund të bëhet vetëm për krerët në sistemin të drejtësisë – kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave.

Komisioni ka theksuar se një reformë e gjyqësorit në vend është “me të vërtetë e nevojshme”. Këtu ka përfshirë forcimin e kontrollit efektiv të integritetit, duke shtuar se kjo megjithatë mund të bëhet në nivel të ligjeve të zakonshme.

“Në kontekstin e Kosovës, ‘vettingu’ efektiv do të thotë domosdoshmërisht kombinimi i masave të ndryshme me efekt pozitiv në integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit. Edhe pse ky lloj verifikimi nuk korrespondon domosdoshmërisht me definicionin formal, të gjitha masat e marra së bashku janë pjesë e një reforme në drejtësi, që përbën ‘vetting’, ashtu siç është aspiruar në mënyrë legjitime nga populli dhe autoritetet e Kosovës, që është në gjendje të nxjerrë rezultatet e kërkuara”, thuhet në opinion.

Opinioni pritet të bëhet publik së shpejti.

Edhe Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe Zgjedhjet 2025 6 muaj më parë Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe

Në Vetëvendosje është folur gjatë për vettingun. Ky proces ka qenë një prej shtyllave kryesore për të cilat ka folur kryeministri Albin Kurti në fushatë.