Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, shefi i AKI-së e të tjerë udhëheqës institucionesh janë në listën e atyre që do të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.
Ata nuk do të mund të zgjedhin të jenë apo të mos jenë në karrigen e dëshmitarit, sepse në të kundërtën, Komisioni do të kërkojë nga policia t’i sjellë ata me forcë për të dëshmuar, raporton KTV.
Të mërkurën do të jetë intervistimi i parë, ku para deputetëve do të jetë shefja e Inspektoratit Policor.
Driton Selmanaj, kryetar i këtij Komisioni, si institucionin më problematik e sheh AKI-në.
Selmanaj thotë se takimet e Komisionit do të intensifikohen e përveç të mërkurës, një tjetër intervistim nga lista që e kanë, do të ndodhë të premten e javës që vjen.
Sipas tij, fundi i nëntorit duhet t’i gjejë ata me raport përfundimtar për këtë çështje, derisa është i bindur se Komisioni do të zbardhë të vërtetën e dëbimit të 6 shtetasve turq, veprim ky që është konsideruar se shkelja më e madhe e të drejtave të njeriut.
-
Presidenti Thaçi premton se do të dëshmojë këtë të premte lidhur me dëbimin e shtetasve turq
-
Komisioni Hetimor synon që të hënën të intervistojë Thaçin e Haradinajn për dëbimin e shtetasve turq
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
Nis intervistimi i Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq
-
Tatëpjeta e hetimeve mbi dëbimin e shtetasve turq