Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komision për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në Prishtinë

Foto: Koha

Një park, një shesh dhe një autostradë do ta mbajnë emrin e simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi.

Madje në sheshin që do të mbajë emrin e tij do të vendoset edhe shtatorja e Bacës Adem i cili në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë më 26 korrik (të enjten).

Për këtë Qeveria e Kosovës sot ka formuar edhe një komision që do të përkujdeset për vendosjen e shtatores së Demaçit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ky propozim vjen nga zyra e tij.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça” dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statusin e kësaj shoqërie aksionare.

Edhe Gur themeltar për shtatoren e Demaçit me modelin e kritikuar nga familja Kulturë Gur themeltar për shtatoren e Demaçit me modelin e kritikuar nga familja

Qeveria ka themeluar gjithashtu edhe Grupin Punues Teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se grupi për vlerësimin e të gjitha aseteve do të përgatisë propozimin final për Qeverinë, jo më larg se tre muaj pas miratimit të këtij vendimi.