Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme miratoi në parim Projektligjin për turizëm.
Këtë projektligj e ka arsyetuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se Projektligji në fjalë është me rëndësi të veçantë dhe me interes kombëtar.
Po ashtu ministrja Hajdari ka arsyetuar para Komisionit edhe Projektligjin për markat tregtare.
Komisioni me unanimitet miratoi në parim këtë projektligj.
Komisioni në parim miratoi edhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare.
Komisioni pritet gjatë kësaj mbledhje ta shqyrtojë edhe planin e performances së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022./KSP/
Artikuj të ngjashëm
-
Hajdari: Turizmi është prioritet kyç i yni
-
Hajdari: Miratimi i Projektligjit për tregti me jashtë do të ndihmojë zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë
-
Projektligji për inspektim përplasë deputetët në komision
-
Hajdari: Deri në fund të vitit do të bëjmë rishikimin e 20 ligjeve
-
Turizmi sektor kyç për zhvillim, Kosova pa Agjenci Kombëtare të Turizmit