Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOMF kërkon mbështetje institucionale për fëmijët në rrugë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF ka shfaqur brengosjen e vet, për siç ka thënë, moskujdesin e institucioneve ndaj fëmijëve që në këto temperatura mbeten jashtë ende fëmijët që nuk kanë përkujdesje familjare dhe që kërkojnë lëmoshë, transmeton Koha.net.

Kumtesa e KOMF – it, ndër të tjera thekson se “fëmijët në situatë rruge të cilët punojnë apo kërkojnë lëmoshë janë të ekspozuar ndaj formave të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe emocional, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim. Fëmijët u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe jetën e tyre. Këtu nuk bëjnë përjashtim as fëmijët dhe foshnjat e ekspozuara në temperatura të ulëta. Fëmijët kërkojnë lëmoshë edhe gjatë orëve të vona të natës, duke e vënë veten përballë rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit”.