Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore të Shqipërisë marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO që prej Luftës së Ftohte.
Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes thotë se komandot shqiptarë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.
Kjo stërvitja po zhvillohet në Norvegji.
Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Nis stërvitja më e madhe e NATO-s pas Luftës së Ftohtë
-
SHBA-ja udhëheq stërvitjet ushtarake të NATO-s në veri të Greqisë
-
NATO-ja kryen stërvitje në Finlandë, 100 km larg kufirit rus
-
Rreth 9,000 trupa të NATO-s kryejnë stërvitje në Detin Baltik
-
NATO-ja i mban ushtrimet më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë