Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komandanti i KFOR-it viziton Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo ka vizituar sot Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Ai u prit nga sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Tërdeva, i cili ka shprehur falënderimin e tij për vizitën e gjeneralit Fungo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe mundësinë për të thelluar bashkëpunim e ndërsjellë në fushat e trajnimit, ushtrimeve dhe shkëmbimit të informative. Vizita përfshiu edhe një prezantim të shkurtë të Qendrës së Situatave të KSK-së.

Pas takimit, Tërdeva dhe Fungo përshëndetën njëri-tjetrin dhe sekretari i KSK-së shfrytëzoi mundësinë që të shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm që KFOR-i po jep.