Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci.
Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga Prokuroria, transmeton Koha.net.
Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, me funksionimin dhe punën e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, ku ka theksuar se institucioni të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar në luftimin e dukurive të këqija si, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe krimet e luftës.
I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të përballen me sfidat që i ka para i gjithë sistemi prokurorial.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë, lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
-
Komandanti i ri i MSU-së të karabinierëve italianë i gatshëm të ndihmojë sistemin prokurorial në Kosovë
-
Kurti e falënderon Federicin për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it ofron mbështetje në angazhimin kundër dhunës në familje
-
Federici i KFOR-it ia konfirmon mbështetjen Kurtit
-
Komandanti i KFOR-it shprehet i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në