Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, i ka shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti të premten, pas tensioneve në veri.
KOHA ka marrë vesh se Ristuccia ka shkuar në zyrën e kryeministrit të Kosovës disa minuta më parë.
Të premten kryetarët e rinj të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa të paktën dy kryetarë mësohet të kenë hyrë në objektet komunale.
Nga incidentet e sotme në veri, pesë policë janë lënduar, por më pas u janë kthyer detyrave policore. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe katër automjete, përfshirë një i djegur. Është sulmuar edhe ekipi i KOHËS.
SHBA-ja përmes ambasadorit Jeffrey Hovenier e ka dënuar aksionin e Policisë në veri.
-
Komandanti i KFOR-it përgëzon ushtarët: Parandaluat përplasjen që do të çonte në viktima civile
-
Kurti – komandantit të KFOR-it: Objektet e komunës janë pronë e Republikës
-
Osmani e Kurti takohen me komandantin e KFOR-it
-
Kurti takohet me komandantin e ri të KFOR-it, bisedojnë rreth sigurisë në Kosovë
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi situatën e sigurisë