Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koloseumi dhe lojërat e gladiatorëve

Ideja e ndërtimit të Koloseumit në Romë në vitet ‘80 të erës sonë kishte ardhur nga Vespasiani, një perandor romak i cili kuptonte shumë mirë rivalitetin për pozitën e fronit perandorak, si dhe rrezikun e rebelimit dhe pakënaqësisë politike në rrethin e tij të ngushtë (Adam Woog, “Strukturat e mëdha të historisë - Koloseumi romak”).

Për të minimizuar këtë rrezik, me ardhjen e tij në fron, Vespasiani patjetër që duhej të sillte diçka të re për romakët, në mënyrë që të fitonte respektin dhe admirimin ndaj tij, shkruan Albert Mecini, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ai reprezantonte idenë se për të fituar këtë admirim ajo që duhej t’u ofrohej romakëve ishte “bukë dhe cirqe” nëpër të cilat masat kishin mundësinë të argëtoheshin pa para.

Për më tepër, me këtë veprim, sipas autorit, perandori synonte ta prezantonte bujarinë e vet, si mjet me të cilin betononte autoritetin e vet të padiskutueshëm tek masat (po aty) Një tjetër element i rëndësishëm në lidhje me Koloseumin është se për nga aspekti arkitektonik ky objekt duhej të paraqiste madhështinë e perandorisë dhe pretendimin për pathyeshmërinë dhe jetëgjatësinë e saj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)