Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë

Në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë krijuar pritje deri në një orë, njoftoi të hënën Qendra për Menaxhim Kufitar.

Sipas Qendrës, pritjet janë në dalje të pikës, ndërsa janë krijuar kolona deri në 150 metra.

Image
Qendra për Menaxhim Kufitar/Ministria e Brendshme

Pritje ka edhe në Merdar për rreth 20 minuta, e kolona janë krijuar deri në 100 metra.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare situata është e qetë.