Kolona të gjata të kamionëve janë shkaktuar pasditen e së hënës në pikëkalimin kufitar në Morinë.
Kamionë të shumtë janë duke pritur në radhë qoftë për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria, por edhe nga ana e kundërt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në një përgjigje për Koha.net ka thënë se kjo po ndodh për shkak të problemeve teknike në sistemin e Doganës së Kosovës.
Ky problem nuk është shfaqur për qytetarët që po lëvizin me vetura.
