Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kollçaku - LDK-së: Nuk ka kushte për mbajtje të seancës, Covid-19 sot i përcakton rregullat e veprimit

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës në Kuvendin e Kosovës, pak pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e dërgoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet.

Kollçaku, e cila me profesion është epidemiologe, thotë se në situatën në të cilën sot gjendet Kosova me koronavirus, e ku kujtojmë se numri i të infektuarve ka mbërritur shifrën 22, rregullat e veprimit sot i përcakton COVID-19.

Lexojeni të plotë komentin e Kollçakut:

A mos po mendoni se imuniteti politik i deputetit, nënkupton edhe imunitet karshi sëmundjeve???

NUK KA KUSHTE PËR MBAJTJE TË SEANCËS e aq më pak për debat parlamentar!

Edhe Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për momentin Arbëri Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për momentin

COVID-19 sot i përcakton rregullat e veprimit, mos harroni!

Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT!

E kemi një Qeveri të përgjegjshme, ta lejojmë të veprojë me përkrahjen tonë. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente.

Mos po doni me rrëshqit në diktaturë?

Shëndeti para së gjithash!

Edhe Haxhiu thotë se Kuvendi ka legjitimitet për të vazhduar punën Arbëri Haxhiu thotë se Kuvendi ka legjitimitet për të vazhduar punën

Dr. Fatmire Kollçaku

Epidemiologe dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes