Vetëm pak duhej që të përmbyllnin misionin dhe të ktheheshin në atdhe. Por kolegët e kontigjentit EOD do të kthehen me trupin e pajetë të mikes së tyre, Zarife Hasanajt, që humbi jetën një ditë më parë nga shpërthimi i një mine të cilën po e çmontonte në bazën ushtarake në Letoni.
Kontigjenti, pjesë e misionit të NATO-s, do të vijë në atdhe të enjten, ku efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një efektiv kanadez dhe një letonez.
Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion luftarak, do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.
Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.
Ky kontigjent i Forcave të Armatosura u nis në Letoni në fund të dhjetorit 2018, dhe do të përmbyllte misionin në qershor/Shqip.
-
Shpallet 'Dëshmor i Atdheut' nëntetarja Zarife Hasanaj
-
Humb jetën në Letoni efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
-
Në Letoni nderohen dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj
-
Edhe një ushtarak shqiptar humb jetën në Letoni
-
Në Tiranë i jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj