Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOHA Ditore – çerekshekulli jetë

Gazeta KOHA Ditore sot ka rrumbullakuar 25 vjet. Më 31 mars të vitit 1997 ishte botuar numri 0/1 i gazetës.

Numri i veçantë ishte shpërndarë falas atë ditë dhe në dy ditët pasuese. Ishte botuar në 16 faqe dhe dilte gjashtë herë në javë atë kohë, përveç të dielës.

Më 3 prill 1997, u botua numri 1 i gazetës.

KOHA Ditore u rezistoi kohëve të vështira. Më 30 korrik të 1997-s u botua numri 100 i gazetës.

Më 16 qershor të vitit 1999, KOHA Ditore u shpërnda në Prishtinë për herë të parë pas luftës. Shpërndarja u bë falas.

Edhe KOHA Ditore mbush 29 vjet Arbëri 3 muaj më parë KOHA Ditore mbush 29 vjet

Numri jubilar, 1000, u botua më 9 prill 2000.

Rrugëtimi i KOHËS nuk ndalet as pas 25 vjetësh. KOHA Ditore vazhdon edhe pas një çerekeshekulli misionin e saj për shoqëri të lirë që pushtetin e mban përgjegjës si vlerë e themeltë demokracie.

Tani gazeta, që vazhdon të mbesë gazeta më e mirë ditore në Kosovë, vjen përmes platformës “Premium” bashkë me produktet tjera të KOHËS.

Lexuesit besnikë të KOHËS, ndër të tjera, në pako do të mund të gjejnë hulumtime, analiza, intervista, libra të përzgjedhur nga KOHA, gjithologët e shumëçka tjetër. Abonimi mund të jetë mujor, vjetor dhe dyvjeçar.

Edhe Koha Ditore dhuratë për lexuesit Arbëri 6 muaj më parë Koha Ditore dhuratë për lexuesit

Vetëm sot, 31 mars 2022, pakot Premium i gjeni me zbritje.