Sot janë bërë 26 vjet nga botimi i numrit 0/1 të gazetës KOHA Ditore. Ky numër ishte botuar më 31 mars të vitit 1997.
Numri i veçantë ishte shpërndarë falas atë ditë dhe në dy ditët pasuese dhe ishte botuar në 16 faqe.
Përveç të dielës, atë kohë KOHA Ditore dilte gjashtë herë në javë.
Më 3 prill 1997, u botua numri 1 i gazetës.
KOHA Ditore u rezistoi kohëve të vështira. Më 30 korrik të 1997-s u botua numri 100 i gazetës.
Më 16 qershor të vitit 1999, KOHA Ditore u shpërnda në Prishtinë për herë të parë pas luftës. Shpërndarja u bë falas.
Numri jubilar, 1000, u botua më 9 prill të vitit 2000.
As pas 26 vjetësh rrugëtimi i KOHËS nuk ndalet.
Ajo vazhdon misionin e saj për shoqëri të lirë që pushtetin e mban përgjegjës si vlerë e themeltë demokracie.
Tani gazeta, që vazhdon të mbesë gazeta më e mirë ditore në Kosovë, vjen përmes platformës “Premium” bashkë me produktet tjera të KOHËS.
Lexuesit besnikë të KOHËS, ndër të tjera, në pako do të mund të gjejnë hulumtime, analiza, intervista, libra të përzgjedhur nga KOHA, gjithologët e shumëçka tjetër. Abonimi mund të jetë mujor, vjetor dhe dyvjeçar.