Rreth largimit nga detyra e prokurorit të Speciales David Schwendiman, është deklaruar edhe zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.
Në një deklaratë të zëdhënëses Maja Kocijançiq, shpreh falënderim për prokurorin për “punën e tij të shkëlqyer gjatë periudhës kur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u krijua nga atë të një ligji të Kosovës për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet serioze tejkufitare dhe ndërkombëtare që ndodhën gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë më 1998, 1999 dhe 2000”, transmeton ksp.
“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një përkrahës i fuqishëm i punës së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, i cili është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit drejtë BE-së dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq.
“Procedurat përkatëse për emërimin e pasardhësit të Schwendiman do të fillojnë shpejtë, sipas ligjit, për të siguruar vazhdimësi të plotë të punës’, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Kocijançiq.
-
Misionet e BE-së në Kosovë i vlerësojnë thirrjet e liderëve kosovarë për respektim të Speciales
-
BE për situatën në Kosovë: Ne lehtësojmë dialogun, nuk diktojmë bashkëbiseduesit
-
BE pret bashkëpunim me SHBA-në për çështjen e dialogut
-
Kocijançiç pret bashkëpunim me Palmerin, por “dialogun Kosovë-Serbi e ndërmjetëson BE-ja”
-
Kocijançiq: Marrëveshje gjithëpërfshirëse është urgjente dhe thelbësore