Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic reagoi pas zgjidhjes së shpejtë e thuajse të papritur të krizave në Maqedoni e Shqipëri. Nuk besoj se është rasti i një mrekullie, u shpreh ajo, por për rezultatin e një pune të madhe dhe vullnetit politik.
Kur flitet për Ballkanin perëndimor, siç e dini, ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE, e ku bashkimi europian është mjaft i angazhuar. Në lidhje me ish republiken jugosllave të Maqedonisë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kësaj kthese të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e për të gjithë rajonin. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë ka ftuar 6 kryeministra nga vendet e Ballkanit perëndimor për një takim jozyrtar javën e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDarka e punës do të mbahet në 24 maj në Bruksel. Gjatë saj, do të diskutohet gjendja aktuale në Ballkan dhe mënyrat e ecjes përpara, sqaroi zëdhëneëja. Atë që nuk e artikuloi qartë Kocijancic, e thotë Euractiv përmes reporterit Georgi Gotev. Pas Maqedonisë, thote ai, presioni perëndimor zgjidh dhe ngërçin shqiptar. Tre muaj bllokimi që paralizuan progresin e reformave të qeverisë shqiptare morën fund zyrtarisht në 18 maj, transmeton tch.
Nën trysninë e madhe të zyrtarëve europianë dhe atyre amerikanë, opozita pranoi të lëshonte pe. Marrëveshja e arritur mes saj dhe partisë në pushtet mund të ripërtërijë tani edhe përpjekjet e ngecura të Shqipërisë për aderim në BE, thuhet në artikull që kujton krijimin e organizmave të vettingut, si hapin e parë drejt një gjyqësori të pavarur, kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit.