Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet para së gjithash nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“BE është e përkushtuar fuqishëm qëllimit strategjik të Serbisë, anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. E kemi kuptuar pozitivisht synimin e Serbisë dhe do të punojmë bashkë në mënyrë që të forcojmë dhe përshpejtojmë procesin e anëtarësimit”, është shprehur Kocijançiç.
Ajo ka thënë se BE shumë herë ka konfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që, siç është shprehur ajo, është në interes edhe të vetë BE-së.