Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka thënë se BE-ja pret që të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohen pa vonesa.
Mirëpo, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave serbe merr kohë.
“Kosova ka formuar një ekipit për të hartuar statutin e Asociacionit. Kjo punë është në proces dhe do të marrë kohë”, ka thënë Kocijançiç për ‘Tanjug’.
“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm më të dyja palët në drejtim të të gjithë hapave të nevojshëm për zbatimin e Asociacionit por edhe të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog”, është shprehur zyrtarja e BE-së, transmeton televizioni publik.
Ajo ka shtuar se presin rezultate dhe nuk duan të merren me spekulime.
Ndërkohë Komisioneri për Negociata dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se BE-ja pret që marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe të zbatohet plotësisht pa vonesë.
-
BE: Serbia t'i përmbushë obligimet e veta, Kosova ta themelojë Asociacionin
-
Stano: Asociacioni është obligim që Kosova vetë e ka marrë
-
BE: Puna për formimin e Asociacionit duhet të nisë pa shtyrje a parakushte
-
Borrelli: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin pa vonesa
-
Asociacioni sfidë edhe për qeverinë në ardhje, BE-ja kërkon themelimin e tij