Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci thotë se sulmi fizik ndaj tij është ndriçuar: E kam pranuar kërkimfaljen

Avokati Arianit Koci ka thënë se sulmi fizik ndaj tij në Graçanicë është ndriçuar nga ana e Policisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas analizimit të të gjitha provave, është i bindur që sulmi ndaj tij, nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale.

“Po ashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër. Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu. Prandaj, unë kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje. Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë. E falënderoj #kosovopolice, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale”, ka shkruar ai.