Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci thotë se shpërbërja e Speciales praktikisht është e pamundshme

Image

Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Speciale është e pamundshme që të shpërbëhet Gjykata Speciale, edhe pse ka thënë se juridikisht ka mundësi.

“Unë besoj që shpërbërja e Gjykatës Speciale është e pamundur, ka mundësi juridike por në praktikë është e pamundur. Ne kemi marrë obligime ndërkombëtare, nuk është dashur në fillim që ta bëjmë. Tash në këtë fazë është vonë që ta bëjmë çfarëdo veprimi”, ka thënë Koci për Rubikon të KTV-së.

Ai ka thënë se në Speciale kanë qenë jashtëzakonisht profesionalë e korrektë ndaj klientëve të tij dhe se “çdo ankesë dhe çdo kërkesë timen ata e kanë aprovuar”.

“Në aspektin profesional janë sjell shumë korrekt, ata e hetojnë raportin e Dick Martyt. Raporti i tij është i kornizuar dhe pretendon për krime monstruoze që kanë ndodhur”, ka thënë Koci.