Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci: Edhe Specialja do ta dëshmojë luftën e pastër të UÇK-së

Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut i cili u lirua sot nga të gjitha akuzat, ka thënë se kjo është edhe një dëshmi e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se këtë do ta konfirmojë edhe Gjykata Speciale.

“Lirimi i Sami Lushtakut është dëshmi që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër. Gjykata Speciale do të bëjë të njëjtën, ashtu si është konfirmuar edhe nga Tribunali i Hagës”, ka thënë Koci.