Sot në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit që organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata Çohu dhe Instituti KIPRED, është mbajtur një përformancë simbolike në oborrin e Pallatit të Drejtësisë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë kësaj përformance u përçuan mesazhe tek institucionet e drejtësisë për luftimin e korrupsionit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty u vendosën edhe banera me porosi të qarta se ku duhet të fokusohet lufta kundër korrupsionit si: Në fushën e shëndetësisë, në fushën e prokurimit, në fushën e arsimit etj.
Në këtë aktivitet në emër të koalicionit para mediave foli Ariana Qosaj - Mustafa, e cila kërkoi nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh këto mesazhe dhe të gjeturat që janë prezantuar në Javën Kundër Korrupsionet dhe të angazhohen më shumë në luftën kundër korrupsionit.