Kryetarët e degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës në Anamoravë, gjegjësisht Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë e Kllokot, të kryesuar nga kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbledhur sot në takim pune me qëllim mobilizimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Në këtë takim, sipas një njoftimi për medie, u koordinuan strukturat e shtabit, agjendat fillestare, duke konkretizuar edhe tubimet e para me qytetarët, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesit e degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës kanë thënë se është koha që njerëzit ta legjitimojnë qeverinë e ardhshme për t’i ruajtur investimet e mëdha, siç është autostrada dhe infrastruktura ndërkomunale e regjionale, thuhet në njoftim.
Në takimin e sotëm të regjionit, që përfshinë Karadakun, Malësinë e Gollakut, Malësinë e Zhegocit me Verbicë, e deri në Mramor, u tha po ashtu se do të punojnë shtëpi për shtëpi e derë më derë për ta realizuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
-
Kandidatët e LDK-së në komunat e Anamoravës mendimet e qytetarëve duan t’i bëjnë pjesë të programeve
-
Koalicioni i LDK-së në Anamoravë e vlerëson lartë përkrahjen e qytetarëve
-
Qeveria e gatshme të investojë në projekte zhvillimi në Anamoravë
-
Mustafa: Autostrada që lidh Anamoravën dhe Luginën është mëritë e LDK-së dhe Hazirit
-
Haziri do që Dobrosini të bëhet pikë kufitare