Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KMSHK miraton ankesën e Ndërmarrjes Publike Banesore ndaj RTK-së, Kryeziu do ta paditë mediumin publik

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka miratuar ankesën e Ndërmarrjes Publike Banesore ndaj portalit të RTK-së lidhur me raportimin për Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarjes Publike Banesore Nexhat Kryeziun, ku thuhej se ai “jetonte në kushte luksoze për vete kurse varfanjakët largoi nga banesat”.

“Në vazhdim, Ndërmarrja Publike Banesore kërkon nga KMShK që të merren masa konkrete ndaj këtij mediumi ashtu siç parashihet me ligj dhe me Rregullore të Procedurës së Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Ndërsa vetë z. Kryeziu do të ngre padi për shpifje ndaj RTK-së”, thuhet në reagimin e Ndërmarrjes Banesore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image