Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me pretendimet se disa lokale të gastronomisë në Gjakovë kanë refuzuar t’i shërbejnë disa personave të komuniteteve. KMDLNJ ka kërkuar hetime të shpejta nga Policia e Kosovës.
Bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe sipas KMDLNJ–së është masë e lehtë prandaj, si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit.
“Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale. Për fat të mirë, në Kosovë, përkundër shumë vështirësive dhe problemeve, kryesisht për shkak të situatës së rëndë ekonomike, pikërisht pjesëtarët e komuniteteve, sidomos të komunitetit romë, egjiptasë dhe ashkalinjë kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë, mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza raciale. Edhe qasja në shërbime publike ka qenë më e vështirësuar. Mirëpo , përkundër problemeve të mëdha me të cilat është përballur ky komunitet e që përmbajtjen e kanë kryesisht të natyrës socio – ekonomike , deri më tani urrejtja apo mosdurimi ndaj këtyre komuniteteve për shkak të përkatësisë etnike të tyre nuk ka qenë e theksuar në Kosovë . Së paku nuk janë raportuar rastet se ndaj tyre po bëhet diskriminimi në baza raciste. Për këtë arsye, KMDLNJ kërkon hetime të shpejta nga Policia e Kosovës për dyshimet publike të ngritura nga ministri Krasniqi për refuzim të shërbimit në disa lokale gastronomike për pjesëtarët e komuniteteve dhe vetëm pas kësaj opinioni në Kosovë, që padyshim është i shqetësuar për këtë, do të informohet drejt”, thuhet nga KMDLNJ.
-
Krasniqi: Kosova si shtet multietnik s’ka hapësirë për dhunë e mosdurim etnik
-
Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë
-
Gastronomët reagojnë: Jemi kundër çdo diskriminimi
-
Ministri flet për lokalin në Gjakovë që nuk u shërben komuniteteve pakicë
-
KMDLNj kërkon të merren masa ndaj zyrtarit që sulmoi të riun në stacionin policor