Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka mbështetur hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Sipas KMDLNJ-së mbyllja e rrugës për t’u kthyer në shesh nuk paraqet ndonjë zgjidhje, por vetëm vazhdohet kaosi i trafikut urban. Po ashtu është thënë se rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës “i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 14 janar është paralajmëruar një protestë në Prishtinë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”.
“Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment është ndotja më e madhe e ajrit, për shkak të fluksit të veturave dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyll doli të jetë më e ndotura. KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit. Për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban. Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera. KMDLNj përkrah protestën e qytetarëve për hapje të rrugës ‘Xhorxh Bush’ dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera. Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.