Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) reagon ashpër lidhur me rrezikun e moskontrollimit të produkteve ushqimore, të cilat importohen në vendin tonë. Rasti i fundit i skandalit të mishit, të importuar nga Belgjika në Kosovë, tregon qartë që produktet e importit lejohen të hyjnë në vendin tonë me cilësi të dyshimtë duke mos zbatuar dhe respektuar standardet e kërkuara.
Ky trajtim jo i duhur i produkteve të importuara jo vetëm që vë në rrezik mirëqenien dhe jetën e qytetarëve, mirëpo shkel edhe të gjitha parimet e konkurrencës në treg. Thuhet në reagimin e këtij klubi.
Me këtë rast Klubi i Prodhuesve të Kosovës u bënë thirrje të gjithë autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë.
Njëkohësisht, KPK i inkurajon dhe i fton të gjithë qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vendin tonë, sepse prodhuesit Kosovar janë më të kontrolluar dhe shumë më shumë të kujdesshëm në cilësinë e prodhimit të produkteve ushqimore.
Produktet e importuara nuk e kanë trajtimin e njëjtë me prodhimet vendore, kontrolli i prodhimeve vendore është më rigoroz dhe cilësia e tyre është e garantuar. Produktet vendore dita ditës po dëshmojnë për kualitetin e tyre dhe prodhuesit vendor sigurojnë të gjithë qytetarët për cilësinë e prodhimeve të tyre.
Edhe
Klubi i Prodhuesve reagon ndaj vendimeve të Qeverisë për produktet e Bosnjës
Linjat e prodhimit në vend i plotësojnë të gjitha standardet dhe janë të pajisur me teknologjinë e fundit, ku qytetarët mund të shkojnë që t’i vizitojnë të gjitha kompanitë prodhuese në vend dhe të binden me kushtet e prodhimit.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreson në bashkëpunimin me institucionet dhe në të njëjtën kohë kërkon angazhimin e në promovimin e vlerave të sektorit të prodhimit dhe luftimin e konkurrencës jo-lejale në vend.
-
Rreth 4 milionë euro vlera e qumështit dhe produkteve të tij të importuara nga tri shtete të rajonit
-
Produktet vendore më të shtrenjta se ato që importohen
-
Shfuqizimi i vendimit për eksporte të produkteve esenciale ushqimore përshëndetet nga prodhuesit
-
Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e re t’i adresojë problemet e tyre