Arbëri

Klosi: Me Çuçin e Çekun do të kthejmë turizmin në industri

Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se bashkë me dy zëvendësit e tij, Ornela Çuçin dhe Hajrulla Çekun do të angazhohen që turizmin në Shqipëri ta kthejnë në industri.

“Faleminderit Ornela Çuçit, eksperte e spikatur e çështjeve mjedisore, (Doktor i Shkencave Mjedisore) dhe Hajrulla Çekut, i spikatur gjithashtu për aktivitetin e tij në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore me qasje zhvillimin e turizmit, që pranuan dhe ju bashkuan ekipit drejtues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”, ka shkruar Klosi në profilin e tij në Facebook, përcjell Koha.net. “Bashkë do përballim sfidën jo të lehtë, të shndërrimit të turizmit në industri dhe mbrojtjes e zhvillimit të pasurisë sonë të përbashkët, mjedisit. Suksese!”, ka shtuar më tej.

Çeku është njëri nga katër kosovarët që iu bashkuan ekipit të Edi Ramës në Qeveri. Ilirjana Bajraktari mori pozitën e zëvendësministres së Shëndetësisë, Valbona Shujaku atë të zëvendësministres së Kulturës dhe Besa Shahini atë të zëvendësministres së Arsimit.