Arben Kllokoqi, ekspert në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, ka thënë se Kosova nuk kishte si të mos përfshihej në krizën energjetike.
“Duke qenë se çmimet janë shumë të larta të importit dhe ne i ekspozohemi importit dhe nuk mund të mos përfshiheshim në këtë krizë në momentin që kanë filluar çmimet të rriten”, ka thënë Kllokoqi në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se nuk mund të fajësohet Qeveria, pasi sipas tij, nëse ajo do ta rezervonte energjinë elektrike më herët, do të nënkuptonte se po intervenonte në treg dhe që do përballet me kritika.
“Është vështirë të drejtohet gishti te një institucion. Ne i kemi ligjet në Kosovë që janë në përputhje me ligjet e BE-së dhe qeveria, rregullatori, furnizuesi, distribucioni, gjenerimi, transmisioni, operojnë mbi bazën e ligjit. nuk preferohet në kushte normale që qeveritë apo ministria në këtë rast të operojë në treg. Nuk mund të themi pse Qeveria ose ministria nuk e rezervoi energjinë më herët. Do të ishte intervenim në treg, do të kishte kritika nëse do ta bënte këtë”, ka thënë ai.
-
Kllokoqi: Për aq kohë sa do të importojmë rrymë, do të ketë situatë të vështirë
-
Shllaku: Pyetja nuk është se nga cili vend e blejmë energjinë, por pse s’ka prodhim të mjaftueshëm
- Pesë të vërteta në sektorin e energjisë dhe pse është koha të ballafaqohemi me to
-
Abazi: Qeveria të mos i përzihet ZRRE-së në përcaktimin e tarifave të rrymës
-
Hoti kritikon Qeverinë: Menaxhim kaotik i sektorit energjetik