Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gastronomët nuk pranojnë masa të reja pa mbështetje financiare

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se gastronomët nuk e pranojnë asnjë masë të re kundër COVID-19, pa diskutuar fillimisht me Qeverinë për mbështetje financiare.

Kllokoqi përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se nuk është zgjidhje të mbyllen bizneset e të lihen hapur kufijtë, por të dilet me një plan financiar se si të kompensohet dëmet e shkaktuara.

“Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë! Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë! Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim! Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!”, ka thënë Kllokoqi.

Sipas tij, terminët për vaksinim po vonohen, prandaj më mirë është të hapen qendra vaksinim se sa të ashpërsohen masat.

Oda e Hotelerisë së Kosovës ka bërë të ditur të enjten se nga një takim që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, është vendosur që së shpejti të dilet me masa të reja anti-COVID.

Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus janë rritur dukshëm ditëve të fundit në Kosovë.

Edhe Arbëri Gastronomët kërkojnë të hapen për tri javë në fundvit, paralajmërojnë protesta

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona e janë paraqitur 2,295 raste pozitive derisa numri i rasteve aktive është 24,939.