Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila po përfaqëson Kosovën në Kongresin “Metropolis” në Kanada, është takuar me ish-boksierin e peshave të rënda dhe kryetarin e Kievit të Ukrainës, Vitali Klitschkon.
Kusari-Lila me shaka ka shkruar se Klitschko ka dërguar porosi që Kosova ka mungesë të muskujve në qeverisje dhe se ka shprehur gatishmëri të vije në Kosovë.
“Nuk ka hajgare me kryetaret e komunave se kam pune me ta mandej, thotë Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, Ukrainë. Si dhe porositi, që keni mungesë të muskujve në Qeverisje, ja ku jam”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën "Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion".
-
Klitschko: Ukraina e ka të vështirë të mbijetojë pa mbështetje
-
Kusari-Lila: Do të shihni një Gjakovë me shumë biçikleta dhe njerëz që ecin në këmbë
-
Kronika Zgjedhore/ Kusari në Gjakovë premton shtigje për çiklistë e kujdes për mjedisin
-
Kusari-Lila, kandidate e VV-së për kryetare të Gjakovës
-
Kusari Lila takon disa kryefamiljarë të Komunës së Gjakovës