Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klinika Infektive e QKUK vjet trajtoi 660 raste me fruth

Hamdi Ramadani, infektolog, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK tha se Kosova në vitin e kaluar është ballafaquar me sëmundjen epidemike të fruthit.

“Ende kemi raste. Momentalisht kemi pesë raste me fruth në Klinikën Infektive. Ka rënie. Mbi 660 raste janë pranuar me fruth, pra janë raste që nuk kanë marr vaksinën”, i tha ai RTK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij si epiqendër për këtë sëmundje ka qenë Fushë-Kosova.

Kurse për gripi sezonal, simptomat dhe rrezikun, Hamdi Ramadani, infektolog, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, bëri me dije se në këtë klinikë janë pranuar disa raste të rënda nga gripi.