Numri i pacientëve të infektuar nga epidemia e Fruthit ka shënuar rënie, megjithatë ende po regjistrohen raste të reja.
Aktualisht janë 50 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK. Doktorët sqarojnë se kjo epidemi erdhi si pasojë e mosvaksinimit të fëmijëve, ndërsa apelojnë te prindërit që të imunizojnë fëmijët kundër fruthit.
Katër nga pacientët janë në gjendje të rëndë, kështu tha drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, derisa bëri të ditur se kjo epidemi po shënon rënie graduale, raporton televizioni publik.
Ramadani sqaroi se kjo epidemi u përhap si pasojë e mosvaksinimit të fëmijëve, ku numri më i madh i të infektuarve i takon grupmoshave të vogla.
Nga fundi i qershorit deri tani janë regjistruar 800 pacientë të infektuar nga fruthi, ndërsa mbi katërqind janë trajtuar në Infektivë, kurse dy nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet.
Numri më i madh i pacientëve është nga Lipjani dhe Fushë Kosova.
-
Në Klinikën Infektive po trajtohen 57 raste me fruth, 4 në gjendje të rëndë
-
Për afro një muaj 14 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për vaksinim
-
Hoti: Vaksina për fruthin në Kosovë jepet nga viti 1972, rënia korrespondon me vendet e tjera
-
Një fëmijë me fruth përfundon në Intensive, prindërit s’e vaksinuan të ndikuar nga dezinformatat
-
Për 25 ditë u raportuan 23 raste të fruthit, të gjithë të infektuarit të pavaksinuar