Ka vazhduar bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe institucionit shëndetësor Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion i mundësuar prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.
Pajisja intrauterine Levonorgestrel shërben për planifikim familjar dhe është e përshtatshme për të gjitha gratë, përfshirë edhe ato që janë në gjidhënie.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së dorëzohet medikamenti Minastrin
-
Klinika Obstetrike Gjinekologjike furnizohet me pajisje
-
Amerika dhuron pajisje për Klinikën Gjinekologjike
-
Në Onkologji nis shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave
-
QKUK-ja do ta funksionalizojë shërbimin për IVF, në kohën e ballafaqimit me mungesë barnash