Klinika Obstetrike Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturë që i mungonte dhe përmes do të mundësohet diagnostikimi dhe mjekimi më i lehtë i sëmundjeve.
Kësaj klinike i është dorëzuar një histeroskop modern në vlerë prej 80 mijë eurosh, për diagnostikimin dhe mjekim të patologjive të ndryshme të mitrës, dhe një thikë ultrasonografike, në vlerë prej 30 mijë eurosh.
Drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, dr. Myrvete Paçarada, tha se këto pajisje nuk i ka pasur më parë klinika dhe me do të bëhet e mundur të rritet cilësia e operacioneve dh do të kursehet edhe buxheti i shtetit, meqë pacientët nuk do kenë nevojë të referohen për trajtim jashtë vendi.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, theksoi se dorëzimi i pajisjeve të reja do të mundësojë kushte më të mira për mjekë dhe për pacientët.
“Kemi 3.5 milionë euro për blerje pajisjeve që janë proceduar, deri në fund të shtatorit dhe tetorit të gjitha klinikat do pajisen me aparatura, e që shumica e pacientëve janë dërguar jashtë vendi në mungesë të tyre, po ashtu u dëmtua buxheti dhe xhepi i pacientëve. Ne jemi mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të krijojmë kushte dhe pajisje moderne që pacientët të gjejnë trajtim në institucionet publike”, ka thënë Sejdiu.
Edhe
QKUK bëhet me pajisje të reja me vlerë 3.5 milionë euro
Ministri i Shëndetësisë i Uran Ismaili ka thënë se këto dy pajisje po dorëzohen si vazhdimësi e modernizimit të klinikave.
“Për herë parë në gjinekologji do të përdoren procedura më të lehta, do të shkurtohen ditët e qëndrimit, në anën tjetër pajisjet e reja do të bëjnë që pacientet të mos paguajnë para për trajtim jashtë, mjekët në QKUK dhe Kosovë janë në nivel profesionalë. Vetëm dje, Klinika e Gjinekologjisë, ka pasur 48 lindje që tregon që kjo klinikë frekuentohet shumë dhe kanë pasur nevojë për pajisje të tilla që do hyjnë në punë doktorëve dhe pacientëve tanë”, ka thënë Ismaili.
-
Ndrejaj për fertilizimin e asistuar: Pritet të ketë kërkesa të mëdha, çmimi rreth 1 mijë euro
-
Përurohet Klinika e rinovuar e Gjinekologjisë
-
Onkologjia gati për ta lëshuar në funksion aparaturën që kushtoi afro 346 mijë euro
-
Klinika e Pediatrisë pajiset me aparat të hemodializës nga një donator anonim