Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop

Pas më shumë se 3 vjet të mungesës së paisjeve për punë kualitative, pas angazhimeve të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika e Gastroenetroogjisë është pajisur me pajisjet moderne për punë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Me rastin e dorëzimit të këtyre pajisjeve, dr. Zaim Gashi, drejtor i Klinikës së Gastroenetrologjisë, falënderoj Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, për mbështetjen e vazhdueshme për këtë klinikë.

“Pas shumë nevojave të mëdha dhe shumë kërkesash që janë bërë në të kaluarën keni reflektuar, keni pasur mirëkuptim dhe ku po shihet rezultati që do të kenë mundësinë kuadri i cili është përgatitur për këtë punë me të vërtet ta tregon vetën edhe ajo që është më me rëndësi pacientët mund t’i kryejnë shërbimet të mos i dërgojmë jashtë por të kem mundësit t’i kryen këtu”, u shpreh drejtori Gashi.

Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se jemi në rrugën e drejtë që pacientët tanë t’i trajtojmë në institucionet tona publike duke ditur që në Klinikën e Gastroenterologjisë është një staf i mrekullueshëm.

“Paisjet janë kompletuar dhe stafi i klinikës i punojnë të gjitha metodat endoskopike dhe metodat tjera që i kanë në gastroenterologji. Ajo çka jemi zotu edhe me herët që do t’i pajisim me pajisje të reja po realizohet, kanë pasur paisje të vjetër, një pajisje është blerë në vitin 2002 e stërvjetruar dhe në tre vitet e fundit nuk ka pas fare gastroskop dhe kolonoskop dhe tani e kanë një aparaturë,, ku përfitues më të mëdhenjtë do të jenë pacientët” përfundoi drejtori Sejdiu.

Uran Ismajli, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, tha se përkundër kërkesave të vazhdueshëm nga punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike, për një kohë të gjatë nuk ishin furnizuar.