Përfaqësues i Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se arkivat e UÇK-së kanë qenë gjithmonë të hapura, teksa ka kritikuar Qeverinë pas deklarimit të zëvendëskryeministrit se janë dakorduar me Serbinë që të hapen të gjitha arkivat.
“Kemi diskutuar për gjetjen e modaliteteve për të arritur sa më shpejtë të familjarët e tyre. Pala serbe ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, që sipas tyre nënkupton që të hapen arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK dhe kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive mund të gjenden në arkivat ushtarake të Serbisë”, ka thënë të enjten zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
E për këtë deklaratë, Klinaku ka thënë se arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura dhe se nëse dikush pajtohet me Serbinë për këtë “është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”.
“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë po ashtu të hapura sepse nuk ka çka fshihet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës. Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të ‘hapen’ edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”, ka thënë Klinaku në Facebook.
Ndaj deklaratës së Bislimit pati reagime edhe nga PDK-ja. Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e ka konsideruar hapjen e arkivave “grackë të rrezikshme”.
-
Zyrtarë të Arkivit mohojnë se ka dokumente sekrete, aty hulumtoi edhe EULEX-i
-
Opozita kritikon Qeverinë për qëndrimin e hapjes së arkivave
-
Petkoviq: Prishtina pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së
-
Çështja e të zhdukurve – Serbia refuzon hapjen e të gjitha arkivave
-
Çitaku e konsideron grackë të rrezikshme hapjen e arkivave me Serbinë