Pushteti lokal i Prizrenit ndonëse ka marrë vendim që prej fillimit të këtij viti të mbulojë shpenzimet e varrimit për të gjitha rastet mortore, ende nuk po e zbaton këtë politikë publike, shkruan sot Koha Ditore.
Shkas për këtë është bërë klasifikimi joadekuat i kategorisë së shpenzimeve. Autoritetet lokale kanë pranuar se mbulimin e shpenzimit të varrimeve e kanë futur në kategorinë e investimeve kapitale, ndërkohë që është dashur të jetë në kuadër të subvencioneve.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë komunale janë autorizuar Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Zyra e Auditimit të Brendshëm dhe Zyra e Prokurimit që të gjejnë mënyrën për ekzekutimin e kësaj politike publike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Komuna me “Ekoregjionin” do t’i kryejnë shërbimet e varrimit në Prizren
-
Komuna e Prizrenit paralajmëron pagesën e borxheve për shpenzimet e varrimit
-
Mbetet peng marrëveshja me bashkësitë fetare për shpenzimet e varrimit në Prizren
-
Investimet në varrezat e Prishtinës peng i uzurpimeve të hapësirës
-
Në Prizren afër 2.23 milionë euro keqklasifikime nga investimet kapitale