Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klan Kosova vjedh dhe emeton emisionin e KTV-së

Klan Kosova ka transmetuar sonte pa autorizim nga autorët dokumentarin e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), për të cilin Rubikoni ka marrëveshje me shkrim për transmetim, duke e emetuar atë para premierës televizive, e cila do të jepet në KTV të enjten prej orës 20:00, ka shpjeguar autori dhe producenti i lartë i KTV-së Adriatik Kelmendi.

Për më tepër, version që e ka transmetuar në mënyrë pirate Klan Kosova është në gjuhën serbe.

Rubikon dhe KTV ka marrëveshje partneriteti me Fondin për të Drejtën Humanitare për një seri dokumentarësh lidhur me krimet serbe të kryera në Kosovë, të cilët do të transmetohen muajve në vijim. Dokumentari për krimet e gjeneralit serb Dikoviq në Kosovë është i pari nga dokumentarë.

Në studion e Rubikonit, të enjten në mbrëmje, do të jenë edhe autori i dokumentarit Nemanja Stjepanoviq nga FDH-ja në Serbi dhe Bekim Blakaj nga FDH-ja në Kosovë.

Versioni që do të shfaqet në KTV është ai original i montuar në gjuhën shqipe, ka thënë në fund Kelmendi.

Edhe KTV, rrëfimi i Davidit Shtojca për Kulturë 10 muaj më parë KTV, rrëfimi i Davidit

Ky është reagimi i plotë i producentit të lartë dhe autorit Adriatik Kelmendi:

Po ndodhka edhe kjo: Ta merr televizioni tjetër emisionin ekskluziv dhe ta transmeton një ditë më herët se sa premiera origjinale!

Klan Kosova e merr pa autorizim nga autorët dhe e transmeton për të cilin Rubikoni ka marrëveshje me shkrim për transmetim, duke dokumentarin e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), e emetuar atë para premierës televizive, e cila do të jepet në KTV të enjten prej orës 20:00.

Për më tepër, versioni që e ka transmetuar në mënyrë pirate Klan Kosova është në gjuhën serbe.

Rubikon ka marrëveshje partneriteti me Fondin për të Drejtën Humanitare për një seri dokumentarësh lidhur me krimet serbe të kryera në Kosovë, të cilët do të transmetohen muajve në vijim.

Dokumentari për krimet e gjeneralit serb Dikoviq në Kosovë është i pari nga këta dokumentarë.

Në studion e Rubikonit, të enjten në mbrëmje, do të jenë edhe autori i dokumentarit Nemanja Stjepanoviq nga FDH-ja në Serbi dhe Bekim Blakaj nga FDH-ja në Kosovë.

Versioni që do të shfaqet në KTV është ai origjinal i montuar në gjuhën shqipe.

Edhe Bëhet thirrje për më shumë rezultate në hetimet për krime lufte Arbëri 1 muaj më parë Bëhet thirrje për më shumë rezultate në hetimet për krime lufte

Pas emetimit të paautorizuar, unë kam pranuar një kërkimfalje nga Klan Kosova dhe drejtori Baton Haxhiu.

I njëjti ka premtuar se kërkimfalja do të bëhet nga Klan Kosova edhe në mënyrë publike në lajmet e orës 23:00 në këtë televizion.