Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Malishevës u ka apeluar qytetarëve që të mos përdorin mjete piroteknike gjatë festave të fundvitit.
Me këtë rast është kërkuar nga organet komunale që të kontrollojnë shitjen e këtyre mjeteve. Ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së kanë shprehur gatishmërinë që të realizojnë ligjërata ndërgjegjësuese rreth kësaj teme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KKSB-ja e Malishevës, në mbledhjen e katërt për këtë vit, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë trajtimit të temave për sigurinë e përgjithshme, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin mjete piroteknike për festat e fundvitit”, thuhet në komunikatën e Zyrës komunale të informimit. Aty theksohet se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit është një problematikë me të cilën përballen qytetarët dhe se për këtë arsye KKSB-ja gjatë debatit në mbledhje ka dalë me apelin” “I sigurt pa fishekzjarrë, ti dhe të tjerët!”.
“Anëtarët e KKSB-së, në kuadër të masave preventive për përdorimin e mjeteve piroteknike, kanë kërkuar nga Inspektorati dhe organet e tjera që të mos i lejojnë subjektet afariste të palicencuara dhe shitësit ambulantë që të shesin mjete piroteknike.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)